Fatmir Nako ka 45 ha tokë nga këto 15 ha të mbjellë me misër. Fermeri: Kostot e larta po vështirësojnë punën, qeveria duhet të jetë në krah.

Libofshë – Fatmir Nako është një nga fermerët e fshatit Daullas në Libofshë, që zotëron rreth 45 hektarë tokë bujqësore, prej të cilave 15 hektarë i ka mbjellë me misër. Ai tregon vështirësitë me të cilat përballet sot fermeri shqiptar.
Ai thotë se kostot e larta të prodhimit, duke nisur nga çmimi i naftës, punimet e tokës dhe frezimet, deri te pesticidet, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë aktivitetin bujqësor.
Sipas fermerit, pesticidet jo vetëm që kanë çmime të larta, por në disa raste ai ngre shqetësimin se produktet që tregtohen nuk përmbushin standardet e nevojshme.
Përballë këtyre vështirësive, fermeri i bën apel qeverisë që të ndërhyjë me masa konkrete në mbështetje të bujqësisë dhe të fermerëve shqiptarë.







