AKTUALITETTOP-NEWS

Dyshohet se iu vendos lëndë plasëse një biznesi në Fier, dëmtime në fasadën e xhamit

Fier – Dyshohet se iu vendos lëndë plasëse një biznesi në Fier, dëmtime në fasadën e xhamit të “Max Optika”

Një biznes në qytetin e Fierit, “Max Optika”, dyshohet se është sulmuar me lëndë plasëse gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Dyqani ndodhet në rrugën kryesore “Ramiz Aranitasi”, rreth 100 metra larg godinës së Prefekturës së Fierit.

Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar fasada prej xhami e biznesit. Në pjesën e dëmtuar është vendosur një rrjetë plastike.

Ngjarja konfirmohet nga burime konfidenciale pranë policisë, të cilat bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit Agim Kananaj

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button