AKTUALITET

Studentët njoftojnë protestën e radhës: Jemi në fazë të re organizimi

Studentët kanë njoftuar se protesta kombëtare e radhës do të mbahet të shtunën më datë 7 nëntor në orën 14.00 përballë Ministrisë së Arsimit. 

“Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, pushteti në Shqipëri vazhdon të injorojë kërkesën e revoltës qytetare: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Autokracia ka lëshuar rrënjë të thella në Shqipëri dhe ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi.

Për t’i dhënë rrjetit studentor dhe mbështetësve tanë mundësinë të japin maksimumin në çdo ditë proteste, studentët kanë vendosur se protestat tona kombëtare do të vijojnë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 14.00, me një intensitet që nuk mund të injorohet” – thuhet në deklaratën e shpërndarë.

“Ne vijojmë të mbështesim protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, kurdo që të organizohen ato. Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura” – mbyllet deklarata e shpërndarë nga “Studentët n’protestë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button