AKTUALITET

Shteti i Ramës/ Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit në rrugët e Tiranës

Protesta nuk është ndalur as mbrëmjen e sotme. Situata është përshkallëzuar para Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Gjatë përplasjeve me policinë, qytetarët kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të efektivëve dhe furgonëve të tyre.

Në një moment, protestuesit kanë rrethuar automjetet e policisë, ku brenda ndodheshin personat e shoqëruar. Gjatë përplasjeve, efektivët kanë shoqëruar me forcë disa protestues, mes tyre edhe gra.

Teksa protestuesit nisën të marshonin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek “këmba-këmbës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button