POLITIKË

Dhunë dhe shoqërime në ditën e 171-të të protestës

Është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje dita e 171 e protetave kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë socialiste me policinë e cila ka vazhduar sjelljen brutale ndaj protestuesve.

Qytetarët janë grumbulluar paqësisht para godinës qeveritare me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, teksa po qëndronin në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, pa kryer asnjë akt dhunë, policia ka ndërhyrë për t’i zhvendosur duke mos i lënë të protestojnë në rrugë teksa ka shoqëruar dhunshëm disa vajza.

Policia ka vazhduar sjelljen brutale dhe skandaloze me Efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe atyre Shqiponja, që kanë ndërhyrë sërish duke shoqëruar dhunshëm disa protestues mes tyre gra dhe të moshuar.

Qytetarët pasi kanë qëndruar për disa orë para kryeministrisë duke u përballur me forcat e rendit më pas kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit. Ku përgjatë gjithë rrugës janë shoqëruar nga një gardh masiv policor, që nuk i lejonte të kalonin në rrugë.

Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama qytetarët kanë bërë thirrje për një bashkim të madh mbarë kombëtar në protestën e 28 nëntorit në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button