AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, 1 i vdekur e 3 të plagosur. Ngjarja rreth 1 orë më parë. Janë përplasur dy automjete, ku njëri prej tyre me targa AA 246 RC ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. 

Mjeti tjetër Audi me targa AB 558 XR ka pësuar dëmtime të shumta. Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Të plagosur në aksidentin  janë: Shyqiri  Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri.

Gjendja e tyre nuk është shqetësuese. Për mjekim të specializuar do të dërgohen në spitalin rajonal në Vlorë.

Orest Mahmutaj viktima

Viktimë është Orest Mahmutaj nga Lazarati 20 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button