Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ 27 vjeçari shqiptar humb jetën në ishullin Mykonos

Aksidenti/ 27 vjeçari shqiptar humb jetën në ishullin Mykonos

Greqi – Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, ku një i ri humbi jetën. Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në rrugët e Cikladeve në zonën e Skylabela. Sipas informacioneve të Cyclades24, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin për arsye ende të paditura kur makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit.

Përplasja ka qenë aq e rëndë sa drejtuesi 27-vjeçar ka dalë jashtë nga automjeti i tij.

Menjëherë u njoftua EKAV, policia dhe zjarrfikësja, por i vdekuri me origjinë shqiptare, banues i përhershëm prej shumë vitesh në ishull, me nënshtetësi greke, nuk arriti të mbijetonte për shkak të goditjeve të shumta.

27- vjeçari shqiptar punonte në një plazh të njohur në ishull.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME