Aksidenti në Lushnje, makina përplas 92 vjeçarin për vdekje (video)

Lushnje – Aksident tragjik me pasojë vdekjen në aksin rrugor nacional “Pushimi i Shoferit” – Divjakë
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin rrugor nacional “Pushimi i Shoferit” Divjakë. Një automjet tip Benz, me targa AB 270 PC, i drejtuar nga K.Xh., 18 vjeç, ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Viktima, Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, po kalonte rrugën përballë banesës së tij, kur është goditur nga automjeti në lëvizje. Përplasja ka qenë fatale dhe i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Divjakë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.