AKTUALITET
Deputeti i PD Luçiano Boçi përfundon në spital/ Policia shoqëron 25 protestues

Edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi është plagosur gjatë protestës nga bombolat e gazit të hedhur nga policia. Ai ka marrë plagë në dorë ndaj është paraqitur në urgjencën e QSUT për të marrë ndihmën e parë.
Boçi u shpreh se një nga bombolat e hedhura nga policia e ka goditur në dorë. “Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta lokale në dorë. Po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja është stabël” – thuhet në një reagim të QSUT.
Në këtë qendër është paraqitur edhe një protestues i intoksikuar nga gazi, por gjendja e tij është stabël. Deri tani lajmërohet se 25 persona janë shoqëruar nga policia nëpër komisariate. /LAPSI.al








