Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedEmrat/ Masakra mjedisore në Liqenin e Butrintit, arrestohen dy punonjës të Zonave...

Emrat/ Masakra mjedisore në Liqenin e Butrintit, arrestohen dy punonjës të Zonave të Mbrojtura

Disa ditë pasi “Fiks Fare” denoncoi një masakër mjedisore në zonën turistike të Ksamilit, është arrestuar inspektori i zonës së Butrintit Çane ALiaj dhe specialisti i Ksamilit pranë ARZM Vlorë, Sokol Xhyheri.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës janë vënë nën hetim drejtori i ARZM Vlorë Nexhip Hysolakoj, inspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Nertil Cumani dhe inspektori i IVMT-së, Besian Koçi.

Duke shpërdoruar detyrën, ata kanë lejuar aktivitetet e paligjshme në zonën e Pemës së Thatë dhe në Butrint, në dëm të mjedisit.

Kamera e Fiks Fare filmoi inertet e hedhura në vendin e quajtur Pallavraq. Dikur, zona kishte qenë liqenore, ndërsa sot me tonelata me inerte. Nga një krahasim i hartave të vitit 2010 me atë aktuale, rezulton se vendi ku ishin hedhur këto inerte, disa muaj më parë ka qenë zonë ujore, bregu i Liqenit të Butrintit. Ndërsa sot, gurë të mëdhenj, mbetje të liqenit, dhera janë hedhur atje.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte hedhja e inerteve, autorët kanë tentuar që këtë vend ta rrethonin. Ata kanë filluar një mur me gur, për të rrethuar të gjithë bregun e Liqenit, për ta shndërruar më pas në ndonjë bar, restorant, hotel apo resort.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME