ALARMI/ Sëmundja e pestës europiane e amerikane shkakton mijra koloni bletësh të vdekura në Shqipëri. Ministria asnjë masë.

Bletët preken nga sëmundja e pestës amerikane dhe europiane. Mijra koloni bletësh të vdekura në qarkun Fier, Shqipëri e më gjerë. Ministria e bujqësisë asnjë informacion të dhënë dhe masat që duhet të marin bletërritësit.
Semundja e pestës amerikane dhe europiane ka javë që ka prekur kosheret me bletë në të gjithë vëndin dhe sipas informacioneve mësohet se mijra bletë kanë vdekur. Sipas bletërritësëve Ministira e Bujqësisë nuk ka dhënë asnjë informacion për ta se çfarë duhet të bëjnë e cilat janë masat që duhet të marrin.
Ferdinant Muskaj bletërritës në Fier me 3 parqe bletësh dhe afro 530 koshere ka pohuar se kjo sëmindje ka prekur bletërritës edhe në Fier, vetëm një bletërritësi nga 120 koshere i kanë mbetur vetëm 6 bletë.
Ferdinanti pohonë se Ministria e Bujqësisë ende nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse është në dieni të kësaj sëmundje që ka rënë e ka prekur bletërritësit sikundër nuk ka dhënë asnjë porosi apo këshillë se çfarë masash duhet të marrin
Si bletërritës me përvojë mbi 35 vjeçare Muskaj tregonë se cfatë duhet të bëjnë bletërritësit dhe cfarë masash duhet të marrin.
Muskaj pohonë se ka shumë bletërritës që duhet të kenë librin ku mbajnë shënim cdo veprim me bletët por që nuk e kanë. Ekipe të Ministrisë së Bujqësisë duhet të ushtrojnë kontrolle befasuese në parqe të bletërritësve për të kontrolluar nëse qëndrojnë dhe a janë të vërteta ato që ata thonë.






Sëmundja e pestës amerikane dhe eueopiane ka prekur bletët duke mbrritur në Shqipëri ashtu si në Ballkan dhe Europe. Mijra koloni bletësh kanë vdekur. Bletrritësit shqiptarë ende nuk kanë inforlacionin e duhur nga Ministria e Bujqësise se cfare masash duhet të marin e si duhet të veprojnë në këto raste