Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAlibashën pas Mirditës e braktis edhe Gjirokastra

Alibashën pas Mirditës e braktis edhe Gjirokastra

Nje veprim i shkelqyer, i matur, dhe i ardhur ne kohen e duhur nga Shemsho Lamaj, te cilit i’u kerkua nga trinomi AliBardhi & AliBasha te kandidonte per kryetar bashkie ne Gjirokaster

Perms nje statusi ne FCB, zoti Lamaj ka deklaruar doreheqjen nga kjo gare ne Bashkine e Gjirokastres, duke e lene AliBardhakët e AliBAshistet me
gisht ne goje dhe te paperfaqesuar
ne Bashkine e Gjirokastres.

Zoti Lamaj ka percjelle ne nje shkrim te gjate dhe arsyet e terheqjes nga kjo gare, pasi sipas tij i sherben percarjes se demokrateve, kur vete

PD ka zgjedhur kandidatin e saj per
Bashkine e Gjirokastres, Dorian
Lanin, i dale nga procesi i primareve ne dhjetorin e vitit te kaluar.

Veprimi i Shemsho Lamajt eshte per t’u pershendetur dhe nje tjeter goditje per sherbetoret e Rilindjes ne Gjirokaster.

Deklarata e plote e Shemsho Lamaj:

Rrugëtimi ka qenë i vështirë, ai ka
patur ulje e ngritje. Me miqtë e mi
demokrat kemi kaluar shume sfida,
megjithatë sot jemi në një përballje
që nuk e kishim menduar dhe që nuk e meritojmë!

Kam kontribuar prej vitit 1991 si
student dhe vazhdoj edhe sot te
kontribuoj pranë PD-se, për vlerat që kanë individët, por edhe për lirinë e fjalës dhe si e vetmja forcë që vrau frikën.

Duke marrë shkas nga situata
politike dhe gjendja ku sot ndodhet
forca politike e PD-së, shumë nga
miqtë e mi nga e djathta por edhe të pa kënaqur të elektoratit gri më
kërkuan të kandidoj për postin e
Kryetarit të bashkisë, gjë e cila më

bëri të hezitoj per vete situaten
politike ku jemi, por më vuri edhe
para përgjegjësisë përball këtyre
njerëzve që kërkojnë shpresën, të
lodhur dhe të zhgënjyer nga politika të zhytur në varfëri ku përditë përcjellin familjare për në perëndim.

Dara e pushtetit nuk ka limte.
Arsyet pse duhet te kandidoja:

– Aderimin në këtë forcë politike prej
1991, ku kam qenë dhe jam pjesë e
strukturave dhe kam qenë pranë cdo demokrati edhe ne vitet e vështira

– Kam eksperiencen administrative
pasi jam formesuar në kohën që PD- ja ishte në qeverisje.

– Jam në kontakt cdo ditë me
demokratët dhe me qytetarët qe nga Dunavati, Manalati deri në fshatin më të largët të Gjirokastres.

– Kam njohje te konsiderueshme dhe gëzoj respekt si profesionist por edhe si intelektual.

-Përballë kemi nje person nën
petkun e pushtetit dhe që e përdor
atë kudo dhe mbi këdo.

– Shpresa e vrarë te qytetarët e
Gjirokastrës që cdo ditë ndjejnë
bastisje në qytetin e kthyer në kështjella të heshtura me drynin në
porta.

Arsyet pse nuk do të marrë pjesë në
këtë garë (kjo edhe me miratimin e
deges se PD Gjirokaster):

– Me keqardhje, por demokratëve ju
duhet kohë për te vecuar liderin
shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).

– Nuk dua që ti shërbej përçarjes të
së djathtës, sepse ka patur një
rrugëtim të vështirë dhe me shumë
pengesa.

– Nuk dua që të ndizet debat midis
demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri-tjetrit.

– Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe
si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.

Duke qenë se cdo gjë do kohën e vet
për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri me nderim për cdo
demokrat ju bëj thirrje që të lini
emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike.

I bindur se dualiteti I kandidaturave te djathta do te avantazhonte te majten, por edhe ju te nderuar demokrat nuk duhet ta mbartni turpin e mos votimit te PD-se dhe te votoni nje parti te majte pasi ishte kjo force politike qe na nxorri ne opozite ne 2013, qe largonte pa meshire demokratet nga puna, ishte kjo force politike bashkepergjegjese per represionin ne 2014 mbi fshatin Lazarat qe me nje brutalitet te pashoq terrorizuan popullin atje duke u shkaterruar pronen, duke I burgosur djemte e fshatit edhe me Burgim te perjetshem (kujtojme qe PS ne ate periudhe nuk mund te qeveriste e vetme si dhe Ministria e drejtesise drejtohej nga LSI), per kanabizimin e vendit, miratimin e reformes per ndarjen administrative e cila favorizon teresisht PS dhe te tjera mekate qe kane rene mbi kurrizin tone.

Nuk mund të bujtni te nderuar
demokrat në shtëpinë e tjetrit e ta
ndjeni veten zot. Cdo shtëpi ka
probleme, por ti zgjidhim te shtëpia
jonë e cila është vetëm një – PD.

Koalicione janë bërë edhe më parë,
para dhe pas zgjedhore, por PD-ja
nuk ka lëvizur. Kanë ardhur dhe ikur, por jo demokratet; Nuk është ne dinjitetin e tyre tjetërsimi dhe aq më keq vota e tyre majtas!

Terheqja nuk eshte braktisje e frontit por nje mundesi per te konceptuar te gjithe te ardhmen dhe nuk eshte lufte per pushtet por vizion.

Do vazhdoj te udheheq betejen
elektorale per te mbledhur vota per
Partine Demokratike.

Rrofte PD-ja!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME