AKTUALITET

Alibej nxjerr detajet nga atentatet: Veshjet janë bërë në Kosovë, i mora në Kukës

Erjon Alibej nxjerr detaje nga veshjet që përdornin për vrasjet në bënin. Duke folur para GJKKO-së, Alibej ka theksuar se veshjet si të OFL-së i porosisnin në Kosovë dhe më pas i merrte në Kukës vetë. Më tej, Alibej është shprehur se këto veshje ia ka dorëzuar Nuredin Dumanit.

“Kam pas dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit “ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Më tha “po”, dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelekë dhe kambale, me mbishkrimin OFL. Janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës,” tha Alibej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button