Friday, April 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË"Alienët që ndërtuan piramidat do të rikthehen"

“Alienët që ndërtuan piramidat do të rikthehen”

Një person i vetëshpallur “udhëtues në kohë” ka paralajmëruar së fundmi në rrjete sociale se “raca aliene armiqësore që ndërtoi piramidat” do të kthehet së shpejti në tokë për të nisur një tjetër luftë.

Përdoruesi misterioz i rrjetit TikTok shtonte se qeveria e SHBA ka njohuri për origjinën jashtëtokësore të piramidave në të gjithë botën, por nuk dëshiron ta ndajë me shumicën.

Komentuesi me emrin @timevoyaging ka akumuluar tashmë 351,000 ndjekës me postimet e tij të pazakonta, mes të cilave përfshihet dhe zbulimi i vezëve të alienëve ‘T-rex’ dhe dragonjve që duan të realizojnë “spastrimin botëror”.

Në një video të kohëve të fundit TikToker-i i njohur tha se raca aliene ka vizituar tokën dhe më parë dhe do të rikthehen së shpejti.

Në video postuesi shkruante: “KUJDES! Në fund të dhjetori qeveria e SHBA do të deklarojë se piramidat janë ndërtuar nga alienët. Një specie e largët dhe armiqësore alienësh përpiqen të komandojnë galaktikën dhe krijojnë piramida në çdo planet për të marrë kontrollin”.

“Ata po vijnë…”

Por shikuesit ishin të ndarë sa i përket vërtetësisë, edhe pse teori të mëparshme konspiracioni kanë thënë se piramidat nuk janë ndërtuar nga njeriut.

Një prej përdoruesve shkruante: “Unë e dija këtë, nuk është për t’u çuditur.”

Një tjetër shtonte: “Më duket se nuk do të jenë krishtlindje aq shumë të gëzuara.”

Ndërsa një mosbesues tha: “Si i sajon këto histori?”

Image
Image
Image
Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME