MAGAZINË

Alpinistët tronditen kur gjejnë një kuti me monedha ari – mësohet vlera e tyre

Një çift alpinistësh në Çeki kanë gjetur një sasi monedhash ari dhe bizhuterish me vlerë mbi 300,000 dollarë – të cilat disa historianë spekulojnë se mund t’u ishin fshehur qëllimisht nazistëve.

“Kur një nga alpinistët i gjeti, u shokova”, tha Miroslav Novak, kreu i arkeologjisë në Muzeun e Bohemisë Lindore.

Alpinistët e paidentifikuar kishin ecur në malet Podkrkonosí të Republikës Çeke, kur u përplasën me një kanaçe të vogël alumini dhe një kuti hekuri, përcjell Telegrafi.

Brenda kutisë së hekurit kishte byzylykë të ndryshëm ari dhe monedha.

“Do të na duhet të analizojmë pjesën tjetër, por me çmimin aktual të metaleve të çmuara, vlera e gjetjes mund të fillojë nga 340,000 dollarë”, vlerësoi Novak.

Megjithatë, ai deklaroi se “vlera historike e thesarit” është e paçmuar.

Eksperti i monedhave Vojtech Bradle vuri në dukje se shumë prej monedhave ishin shënuar me data që varionin nga 1808 deri në 1915.

Ato e kishin origjinën në Perandorinë Austro-Hungareze kur ajo drejtohej nga Franz Joseph I.

Raportohet se sipas ligjit çek, alpinistët do të marrin rreth 10% të vlerës totale të zbulimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button