Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAltin Dumani reagime të shkurtra për Berishën, Metën dhe Kryemadhin

Altin Dumani reagime të shkurtra për Berishën, Metën dhe Kryemadhin

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani duke komentuar vendimin e SPAK, për Sali Berishën, thekson se vendimet e prokurorisë janë konfirmuar në të dyja shkallët e gjyqësorit.

Në përgjigje të pyetjes nëse ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për “Detyrim Paraqitje” për kryetarin e PD Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti, Dumani komentoi veprimet që ka kryer SPAK.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurorisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”.

Sa i përket sekuestrimit telefonave ndaj Monika Kryemadhit apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi informal me gazetarët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME