NJOFTIME

Aplikimi/ “VATRA”  ofron bursa për studentët shqiptarë në Boston

“ STUDENTET NË BOSTON, PËRIFTOJNË DISA BURSA NGA VATRA “ – Gazetar Hazbi Dida

Me rastin e 113 vjetorit të shërbimit Dega e Federatës Panshqiptare “ VATRA” në Massachusetts, organizon një simpozium të veçantë.

Në këtë eveniment të jashtëzakonshëm kulturor për komunitetin tonë janë ftuar mbi 15 personalitete të njohura shqiptare nga New Yorku, New Jersey, Philadelphia, por edhe nga Teksasi dhe Florida dhe secili prej tyre do të rrëfej historinë e tij të suksesit dhe sfidat e integrimit në SHBA.

Një pikë tjetër po kaq e rëndësishme që do të trajtohet është roli i Vatrës në rraport me komunitetin tonë, konkretisht do të flitet për tema, si:

• Trashëgiminë e Vatrës dhe rolin e saj historik
• Kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë
• Mbështetjen e brezit të ri përmes bursave
• Sfidat dhe vizionin për të ardhmen e përbashkët

Pas këtij takimi të planifikuar në solidarizim me integrimin e komunitetit tone, Dega e Vatrës në Boston ka vendosur këtë rradhë të ndaj 10 bursa për studentë shqiptarë që studiojnë në Massachusetts.

Takimi do mbahet më datë 26 Prill 2025 në orën 11:30 AM pranë Katedrales Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji” në Boston. Hyrja është e lirë, por duhet nxituar për të siguruar një vënd në kohë…

Për asistencë teknike na kontaktoni në nr e tel 929-257-9396
Ose email:
Vatraboston@gmail.com
Didahazbi3@gmail.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button