
Kandidati për deputet i Partisë së Lirisë, Arben Çuko në qarkun Fier, ngriti sot një shqetësim serioz në emisionin e transmetuar në MCN Televizion: blerja e votës në diasporë.
Sipas tij, patronazhistët nuk po ndalen vetëm në Shqipëri, por kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe jashtë vendit.
“Një votë po blihet me 500 franga zviceriane,” deklaroi Çuko, duke i bërë thirrje institucioneve që të marrin masa urgjente për të ndalur këtë deformim të demokracisë.
Arben Çuko: Shqipëria e vërtetë nuk ka nevojë për fasadë, por për zgjidhje!
“Sot, patronazhistët nuk janë më vetëm në Shqipëri. Ata ndjekin votuesit edhe jashtë vendit. Një votë në diasporë po blihet me 500 franga zviceriane,” denoncoi Çuko, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së votës së lirë dhe të dinjitetit të shqiptarëve jashtë atdheut.


Por shqetësimet e tij nuk ndalën aty:
- Fermerët e Myzeqesë nuk kanë tregje ku të shesin prodhimet, dhe mbeten të pambështetur nga qeveria që nuk u jep subvencione reale.
- Përmendi gjendjen alarmante të lumit Gjanica, i cili vijon të jetë një burim ndotjeje për zonën.
- Denoncoi gënjeshtrën e inceneratorit të Fierit, që sipas Ramës do të funksiononte në 2021, por sot është ende jashtë përdorimit.
- Vuri theksin mbi korrupsionin galopant dhe një administratë publike të fryrë e të paaftë, që nuk i shërben qytetarit por partisë në pushtet.
Arben Çuko flet për të vërtetën që përditë shqiptarët jetojnë – një realitet që nuk mund të fshihet pas propagandës.