SPORT
Arbër Hoxha në formacionin e javës në Kroaci

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha një nga lojtarët më të spikatur këtë fundjavë në elitën e futbollit kroat. Ai u aktivizua në pjesën e dytë në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Sibenik, që përfundoi 3-0.
Hoxha shënoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar ekipin të siguronte fitoren. Në përfundim të ndeshjes, ai u vlerësua si më i miri me notën 8.2 nga sajti i specializuar për statistika, “Sofascore”.
Kjo e ka bërë atë të jetë pjesë e formacionit më të mirë të javës, si edhe “Njeriu i Ndeshjes”. Faqja zyrtare e HNL në rrjetet sociale ka postuar duke përzgjedhur legjionarin si “Njeriun e Ndeshjes”. Me një vlerësim prej 93 pikësh nga 100 të mundshme, sulmuesi kuqezi është caktuar si më i miri i takimit.