Në raundin e dytë të grupit D të Euro 2024, Austria mposhti Poloninë 3-1 dhe mbetet në garë për kualifikimin në fazën e 1/8. Ndërsa Lewandowski dhe shokët e tij janë pothuajse jashtë turneut. Në Olympiastadion të Berlinit, austriakët e nisën shumë fuqishëm dhe e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 9’ me goditjen me kokë të Trauner. Polonia u zgjua dhe barazoi në minutën e 30’ me Piatek. Pjesa e dytë ishte me sens unik për djemtë e Rangnick. Në minutën e 66’ Baumgartner kaloi Szczesny pas një filtri interesant të Arnautovic, më pas sulmuesi i Inter shënon golin e tretë me penallti, të dhënë për pengimin e Sabitzer nga portieri i Juventus.
Pikërisht kur në qendër të vëmendjes ishte Lewandowski, Marko Arnautovic mori qendrën e vëmendjes me një gol dhe disa magji në fushë. Austria e Ralf Rangnick mundi 3-1 Poloninë në ndeshjen e dytë të Euro 2024, duke kapur përkohësisht Francën dhe Holandën, në fushë këtë mbrëmje (21:00). Roli i kapitenit i sjell ende benefite sulmuesit të Inter, i graduar në “lider” të kombëtares pas dëmtimit të pësuar nga kapiteni Alaba. Për të flasin shifrat: gjashtë paraqitje me shiritin në krahë, tetë gola. Kush e di, ndoshta Austria ka gjetur hajmalinë e saj.