Arrestohen dy shqitarë nga autoritetet greke. Mësohet se në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë është ndaluar një 30-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se 30-vjeçari ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Nafplios për bashkëpunim në një grabitje. Një tjetër shqiptar është arrestuar pasi në Kordhelio të Selanikut nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin.
33-vjeçari teksa ndiqej nga Policia greke ka hedhur nga xhamat e automjetit një armë zjarri me 4 fishekë. Pasi u bë e mundur kapja e tij ka rezultuar se i arrestuari qëndronte në mënyrë të paligjshme në Greqi.