Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet patosaraku Hoxhallari, policia sekuestroi pistoletë e krëhër me fishekë.

Arrestohet patosaraku Hoxhallari, policia sekuestroi pistoletë e krëhër me fishekë.

Fier – Vijon puna e inteligjencës policore dhe kontrollet 24/7, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poseduesi”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Fshihte në banesë, pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri dhe fishekë të saj.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Hoxhallari, 44 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME