Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREArsyet/ Besa ”Titan” nuk kaloi në finale sepse disa shtete ”kërcë*uan”

Arsyet/ Besa ”Titan” nuk kaloi në finale sepse disa shtete ”kërcë*uan”

Besa Kokëdhima, përfaqësuesja e Shqipërisë në ”Eurovision 2024”, e ftuar në ”Cherry On Top” ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë, ku edhe ka treguar pse sipas saj kënga ”Titan” nuk shkoi në finalen e madhe.

”Kishte plot probalitet që të mos kalonim në finale, pavarësisht që si përfaqësim i Shqipërisë, pa dashur që auto lavdërohem sepse më shumë sesa vetes, i jam falënderuese njerëzve që kanë punuar me mua. Ka qenë një përfaqësim shumë i dinjitetshëm, por ne kishim disa rrethana që ndërlidheshin me këtë moment specifikisht. Ne ishim në një gjysmë-finale të fortë.

Ne ishim me shtete që disa prej tyre kishin 6 vite që nuk kalonin në finale, dhe një shtet që ka kaq shumë vite pa kaluar në finale, patjetër që do të kalojë. Dy shtete deklaruan edhe se do të tërhiqeshin nga Eurovisioni, nëse nuk do të kalonin në finale. Shqipëria kalon shpesh në finale”,-tha Besa.

Në lidhje me performancën e saj, Besa tregon që nuk është realizuar nga stafi shqiptar, ndërsa tregon se ka kushtuar shumë. “Kur kemi marrë listën e çmimeve sa nuk na ra të fikët”, thotë ajo. “Në element zjarri që mund të zgjasë 3 sekonda, kushton 3 mijë… deri në 7 sekonda – 7 mijë euro. Vetëm për të mundësuar tym, fillon 15 mijë euro pa nisur dhe çdo sekondazh është tre deri në 7 mijë euro, por ne nuk bëmë gjëra të tilla”,-tha Besa

A është kjo performaca më e kushtueshme e Shqipërisë? “Nuk e di, nuk e besoj, thjeshtë është punuar shumë”, u përgjigj artistja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME