Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMessi: Real Madrid është skuadra më e mirë në botë

Messi: Real Madrid është skuadra më e mirë në botë

Lionel Messi në një intervistë për “Infobae” u ndal në kritikat e shumta që mori në vendlindjen e tij para se të fitonte Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës:

“Diçka që ndodh vetëm në Argjentinë. Grupi ynë është kritikuar ashpër kur nuk fitonte torfe. Edhe kur kemi arritur në finale jemi sulmuar. Ishte diçka e bukur të luaja në finalen e Kupës së Botës, në finalen e Kupës së Amerikës dy herë radhazi dhe për trajtimin që ka pasur ajo gjeneratë.

E vërteta është se unë kam qenë gjithmonë indiferent ndaj çdo gjëje edhe kur jam ndier keq për shkak të shumë gjërave që janë thënë… sidomos jashtë futbollit. Ose kur shumë gjëra, nëse jo të gjitha, ishin gënjeshtra. Kishin për qëllim vetëm të shkaktonin dëm.

Ekipi më i mirë, nëse duhet ta themi, është Reali i Madridit, sepse fitoi Championsin. Nëse flasim për rezultate, është Reali, nëse flasim për lojën, personalisht më pëlqen City i Guardiolës dhe mendoj se çdo ekip në të cilin do të jetë Guardiola, do të jetë si veçantë për mënyrën se si stërvitet dhe punon”, deklaroi Messi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME