Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAvokati Hamataj, kandidati i primareve të PD/ Berisha ka folur drejt për...

Avokati Hamataj, kandidati i primareve të PD/ Berisha ka folur drejt për primaret, drejtuesit lokal të PD në Fier bëjnë favorizime (vidio)

Fier – Nga zyra e tij avokati Ermal Hamataj i cili është një nga 5 kandidatët e PD për primaret në bashkinë Fier ka pohuar në një deklaratë.për median se drejtuesit lokal të PD në Fier po bëjnë lojë favorizuese dhe jo garë të pastër dhe të ndershme elektorale

Edhe pse nuk e vë aspak në dyshim sinqeritetin e Doktor Berishës se gara  për primaret duhet të jetë e drejtë, e hapur dhe e pastër, njëri prej 5 kandidatëve të primareve në Fier, avokati Ermal Hamataj deklaron se ka konstatuar  se ky proces nuk është i tillë, duke e cilësuar atë, të paktën në Fier, as të drejtë, as të hapur dhe as të pastër.  Hamataj deklaron se këto zgjedhje kanë kandidat të favorizuar.

Hamataj ka shtuar se nuk tërhiqet nga gara, e do ta ndjek këtë proces, madje nuk do të nguroj ta denoncoj edhe në strukturat e Pd në qendër.

Në garë për primaret e Pd në Fier janë 5 kandidatë, ndërkohe që votimet zhvillon këtë të dielë.

Pesë kandidatët e primareve për  bashkinë Fier janë:
Ermal Hamataj,
Edvar Kodheli
Denisa Muçaj
Artur Majmutaj
Albano Zhapaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME