AKTUALITETKRYESORE

Babë e bir tentojnë të vrasin bashkëfshatarin me sopatë. Një arrestohet, tjetri në kërkim

Fier – Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar. Punohet për kapjen e autorit tjetër.

Paraditen e djeshme, njoftohemi se në fshatin Shtyllas, është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kapën dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.

Shtetasi Pashuk Paluca dhe djali i tij, shtetasi Ndue Paluca dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Llesh Marku, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë disa kohë më parë djali i të dëmtuarit kish rrahur djalin e autorit dhe dje kan dashur të hakmerren.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Pashuk Paluca 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit Ndue Paluca 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin

I plagosuri Ll Marku

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button