Frakull – Mbetjet e varkës së gjetur në Lumin Vjosë, flasin banorët duke thënë se, Nuk është anije por varkë, ka shërbyer si gjemi për banorët e zonës përtej lumit Vjosë që vinin e faleshin në xhaminë e Frakullës dhe për pazar, përtej lumit ka pasur edhe garnizon italian.
Studjuesi dhe arkiologu Bashkim Vreka thotë se, është mbi 110 vjeçare, mund të jetë mbetje e luftës së parë botërore, por mundë të jetë përdorur nga banorë të zonës pasi lumi Vjosë ka qënë i lundrueshëm nga Apolonia e deri tek Ninfeu i Frakullës apo Bylis.
Mbetje të një anije apo varke janë gjetur nga erozioni i shkaktuar nga lumi Vjosë çka ka bërë që autoritet përkatëse ta shofin situatën seriozisht pasi studimi i saj do të nxjerr në pah dhe vlerat apo periudhën në të cilën mendohet se është përdorur ajo.
Arshi Kapaj dhe Ramadan Kapaj kryeplaku i fshatit Kashisht në Frakull të dy banorë të fshatit Kashisht pasi kanë marr vesh pohuan për mediat e interesuara se kjo varkë mund të jetë e gjatë 10 metra dhe mundë të jetë përdorur rreth viteve 1913 në anën tjetër të lumit Vjosa ka qënë garnizoni austrohungarez dhe në një beteje e bere mes tyre dhe italianëve kjo varkë që shërbente si gjemi për të kaluar nga njëra anë e lumit në tjetrën, dhe janë mbytur.
Kjo varkë ka shçrbyer edhe për banorët e zonës përtej lumit nga Vlora të vinin e faleshin në xhaminë e Frakullës apo banorët ktej lumit shkonim e bënin pazare në anën e Vlorës.
Nga ana tjetër studjuesi dhe arkiologu Bashkim Vreka ka pohuar se zona e lumit Vjosa ka qënë e lundreshme nga Apolonia ne Bylis dhe kjo mund të jetë përdorur në luftën e parë botërore por duhet parë nga studiuesit sepse ata flasin me kopetencë por besoj se më shumë nga 110 vjetë i kalon
Tashmë i mbetet autoriteteve përkatëse ta nxjerrin e ta studiojnë se çfarë është dhe kujt periudhe i përket që sipas banorëve të zonës i kalonë të 110 vjetët.