Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e Suk1 dhe Suk2 në protestë. STOP ndërtimit të TEC-it më...

Banorët e Suk1 dhe Suk2 në protestë. STOP ndërtimit të TEC-it më tokat tona bujqësore

Rroskovec – Banorët e zonës bujqësore të Rroskovecit i thonë JO ndërtimit të TEC-it në tokat e tyre bujqësore.

Edhe pse mot me shi mbi 60 banorë e fermerë të zonës bujqësore të fshatrave Suk1 , Suk2, Arapaj zhvilluan një protestë kundër ndërtimit të TEC-it që një kompani shqiptare me bashkëpuntor kompani greke do të ndërtojnë ne tokat e tyre bujqësore pranë linjës së gazsjellësit TAP për të prodhuar energji elektrike për ta eksportuar në Greqi.

Banorë e fermerët pohaun se edhe në mbledhjen e keshillit bashkiak Rroskovec si anetaret e PD, PL ashtu dhe një pjesë e mirë e PS e votuan kundër ndërtimit tl TEC -it.


Fermerë dhe anetar të këshillit bashkiak të PD pohuan se TEC-i ndërtohet nga kompani e huaj, me investitorë të huaj për te exportuar energji elektrike ne Greqi në pronat tona duke na prishur prodhimet bujqësore, duke rritur ndotjen e dlëmtuar jetët tona.

Ata janë kundër ndërtimik të tecit dhe i bejne apel kryebashkiakes Majlinda Bufi qe te heqi dorë sikundër kan hequr dorë bashki të tilla ajo e Maliqit e tjera sepse do na ketë në protestë para bashkisë.

Banorë e fermerë pohuan se nëqoftëse nuk anulojnë ndërtimin e TECit protesta do vijojnë deri ne kryeministri dhe pse jo grevë urie
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME