POLITIKË

Bardhi dhe Baçi në Fier: Votuesit më besnikë të PS nuk e meritojnë arrogancën e bandës

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka vijuar me takimet. Në një postim në Facebook, teksa ka postuar fotot, ai shkruan se votuesit më besnikë të PS nuk e meritojnë arrogancën e bandës. ”Tallja 12 vjeçare do t’u kthehet kundër, sepse fierakët do të votojnë për ndryshimin. Në 11 Maj, së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo familje”,-shkruan Bardhi.

Postimi i plotë

Fieri, siç e meriton. Ne kemi një paketë emergjence që rrit menjëherë të ardhurat e njerëzve. Bashkë me Luanin dhe me kandidatin tonë Ledion Çala po punojmë derë më derë për t’i njohur fierakët me alternativën më të mirë për jetën e tyre.

Shumë fierakë përballen me zhgënjimin nga premtimet e pambajtura të qeverisë. Njerëzit janë larguar, sepse nuk gjejnë punë. Familjet janë ndarë nga emigracioni. Biznesi falimenton, paraja është përqendruar në pak duar. Votuesit më besnikë të PS nuk e meritojnë arrogancën e bandës së Belinda Ballukut në Fier. Nuk e meritojnë as keqtrajtimin shumëvjeçar, duke i konsideruar si votues që i kanë në xhep.

Këtë vit bizneseve fierakë i ka shkuar për të paguar më shumë taksa dhe tarifa vjetore lokale, edhe pse xhiro ka rënë në mënyrë dramatike. Dërrmimi i biznesit me taksa të larta e gjoba korruptive nxit shpopullimin dhe shton varfërinë. Tallja 12 vjeçare do t’u kthehet kundër, sepse fierakët do të votojnë për ndryshimin. Në 11 Maj, së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button