SPORT

Bayerni shkatërron me “poker” Frankfurtin, shkon +8 nga Leverkuseni

Bayern Munich ka arritur një fitore të thellë 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt në “Allianz Arena”, në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës. Goli i parë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Lero Sane asistoi perfekt për Olise, i cili e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi.

Në minutën e 61′, Hiroki Ito shënoi golin e dytë pas një krosi nga një goditje këndi. Pas kësaj, Jamal Musiala shkëlqeu me një aksion individual fantastik, duke shënuar golin e tretë. Në minutat shtesë të ndeshjes, Serge Gnabry e mbylli shifrat me golin e katërt.

Ky rezultat e çon Bayern Munich në 8 pikë më shumë se Bayer Leverkusen i vendit të dytë, ndërsa Eintracht Frankfurt mbetet i treti me 42 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button