Uncategorized

Detaje/ Shpërthim tritoli në mes të Tiranës

Një shpërthim tritoli është regjistruar mesnatën e së martës në Tiranë. Burime nga policia thanë se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” pranë sheshit Willson.

Lënda plasëse është hedhur në derën e jashtme të një dyqani rrobash.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Janë duke u marrë dëshmitë dhe po sekuestrohen pamje të kamerave të sigurisë.

Në pikat kyçe të kryeqytetit shihen lëvizje të forcave të policisë me qëllim ndalimin e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button