Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Damiani u flak si Ahmetaj me këshillën për t’u arratisur

Berisha: Damiani u flak si Ahmetaj me këshillën për t’u arratisur

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat e ka cilësuar mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS, “Asamblenë e mafies së djegësave”.

Berisha theksoi se takimi me dyer të mbyllura, ishte fytyra e vërtetë e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë.

Sa i përket ndryshime në qeveri dhe shkarkimit të Damian Gjiknurit, Berisha tha se ky i fundit u flak nga Rama, duke shtuar se është këihlluar që të mos largohet si Arben Ahmetaj. ish-kryeministri ndër të tjera shtoi se dosja e inceneratorëve po nxjerr në pah të gjithë korrupsionin e qeverisë Rama.

“Asambleja  e mafies më të rrezikshme u mbyll siç edhe filloi, nën flakët e djegësave. Mund të thuhet se nga ky zhvillim 50 minutësh, është se djegësat po përcëllojnë me flakët e tyre ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës.

Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë u mblodh me dyer të mbyllura, pasi vendi është në flakë , pasi prokuroria speciale në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8 ballë, mafien më të rrezikshme të Europës. Ka sjellë edhe njëherë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organi-gramën e piramidës së vjedhjes së shekullit, me në krye Edi Ramën. Ajo dosje që rëndon, mund të quhet dosja Ahmeti. Në çdo fjalë, kuptim apo nënkuptim ajo është dosja Rama, Agaçi, Veliaj dosja Damiani që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME