AKTUALITET

Berisha premton: 5 vite pa taksa për çdo emigrant që kthehet dhe investon në Shqipëri

Kreu i PD, Sali Berisha premtoi para emigrantëve në Athinë ta “Bëjë Shqipërinë Madhështore Përsëri” sipas sloganit të Donald Trump.

Sipas tij, me PD në pushtet pas 11 majit, “Shqipëria do të jetë e teknologjive më të larta, do të jetë Shqipëria e internetit tre, do të jetë Shqipëria e blockchain, e kriptomonedhave, e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve më të aftë më të zot në fushën e hi tech dhe data center”.

Perisha tha se projekti i PD parashikon rritja progresive të numrit të shqiptarëve në Shqipëri duke falur taksat për ata që investojnë në vend.

“Ju garantoj ju, se cilido nga ju që do të kthehet në Shqipëri do të ketë një periudhë 5 vjeçare pa asnjë taksë. Secilido prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Shqipëria do të vendosë të njëjtin regjim, po ato subvencione që ka Greqia për bujqësinë, që kanë vende të Bashkimit Europian” – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button