AKTUALITETKRYESORE

Berisha: Zarfet e diasporës u mbushën nga Posta Shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Berisha është shprehur se zarfet e votës nga jashtë janë mbushur në Shqipëri.

Kreu i demokratëve ka akuzuar Postën Shqiptare si të përfshirë në këtë proces. Berisha ndër të tjera theksoi se vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, por kjo u shkel nga kryeministri, Edi Rama. Lideri demokrat thotë se kompania postare ndërkombëtare DHL shkeli garancinë në mënyrë të prerë.

“Diaspora është farsa më e turpshme në historinë e një vendi. Ka pasur një kontratë me DHL, një kompani me reputacion ndërkombëtar private. Kompania ka pasur një kusht nga ne, në kontratë, asnjë nënkontraktor. Tani, të lutem një minutë sepse kanë ardhur të gjitha janë mbushur nga e para 90% e tyre.

Këtu. Sigurisht këtu. Në zyrat e Postës Shqiptare, e ke marrë vesh që ka marrë pjesë Posta Shqiptare. E ka deklaruar vetë Ilirjan Celibashi. Kush ja dha? Partia nënë. Posta Shqiptare është segment i Partisë Socialiste. Prandaj po flasim për shtetin ne.

A më the këtu, të numëruara 12 mijë e 219 zarfe. Totali që duhet të ishin 11 mijë e 800, pra shtohen nja 400 e ca. Garancia u shkel. Garancia kryesore ishte një, dorëzimi i zarfeve në dorë. Dy, posta DHL dhe asnjë tjetër nënkontrakorë të gjitha këto u shkelën në mënyrë të prerë” – tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button