AKTUALITETKRYESORE
Besimtarët e krishterë dhe katolikë kremtojnë Pashkën. Krishti u ngjall.

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët. Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse kanë organizuar meshat tradicionale për besimtarët të cilët luten dhe ndezin qirinj. Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.
Krishti u ngjallë. Ringjallja e Krishtit u festua edhe në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Qindra besimtarë u drejtuan në këtë kishë ku morën dhe shpërndanë flakën e shpresës. Më shumë paqe, dashuri, mirësi mes njëri tjetrit. Krishti u ngjallë , ishin urimet mes besimtarëve.
Kjo festë është ndër më të rëndësishmet të besimtarëve të krishterë.