Supriza e çon në skenën plot me publik, Gjesti flet për shpullën: U ndjeva njeri pa vlerë

Kur mendova se gjithçka përfundoi, aty nisi! E kam pas ëndërr të futem në Big Brother Albania”, tha Gjesti mes të tjerash teksa përmblidhte emocionet e tij në këto ditë qëndrimi në shtëpi.
Çfarë ishte Big Brother për Gjesin? “Ëndrra ime që e kam dashur gjithmonë”, ishte kjo përgjigja shkurt e shqip e tij. Pasi hapi kutinë misterioze ai gjeti aty një mikrofonin e tij. Më pas shkoi drejt studios ku këndoi disa nga këngët e tij më në zë, e sigurisht u takua me motrën e tij.
Gjesti gjatë klipit të tij ku rrëfeu eksperiencën në “BBVA 4”, foli ndër të tjera edhe për incidentin me Jozefin Markun, i cili pak para se të largohej nga shtëpia, e goditi me shpullë. Finalisti tregoi se u ndje i pavlerë pas atij incidenti dhe se kjo i ndodhte për herë të parë në jetë.
“(Momentin që nuk kam për ta harruar kurrë) ka qenë kur ka pasur prekje fizike, ku një banor më ka prekur me gjithë atë fuqi. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Jam ndjerë shumë rëndë dhe njeri pa vlerë”, u shpreh Gjesti duke shtuar se ky rast dhe ndodhitë e tjera në “BBVA 4” e kanë bërë më të fortë.