Wednesday, May 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBesimtarët myslimanë në Fier festojnë Fiter Bajramin

Besimtarët myslimanë në Fier festojnë Fiter Bajramin

Fier – Fiter Bajrami është festuar edhe në Fier. Qindra besintarë myslimanë për të dytin vit e kanë kryer faljen e namazit në sheshin qëndror të qytetit Fier.
Myftiu i Fierit Mikel Azizolli pohoi se Fiter Bajrami mbahet pas festës së Ramazanit. Ai përcolli mesazhin për me shumë paqe, mirësi , respekt e dashuri ndaj njëri – tjetrit dhe vecanërisht më tepër besim , duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti.
Besimtarët të gjithë bashkë, të kamur e të varfër falën namazin duke i uruar njëri – tjetrit më shumë paqe, dashuri, lumturi, duke u falur lëmoshë më të varfërve për të patur një qëllim, të festojnë e të jenë të lumtur së bashku.

Fieri ka një komunitet të konsiderueshëm të besinit mysliman ku një pjesë e mirë e tyre kanë origjinën nga trojet e Kosovës. Kjo u duk qartë tek pjesmarrja e madhe duke mbushur sheshin qëndror të qytetit Fier .

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME