Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIBlendi Fevziu: Në Tiranë erdhi miliarderi i madh kinez Jack Ma

Blendi Fevziu: Në Tiranë erdhi miliarderi i madh kinez Jack Ma

Shqipëria po kthehet në një vend të kërkuar turistik, por edhe nga miliarderët e huaj. Një prej tyre ishte Jack Ma i cili vizitoi Tiranën këto ditë. Nuk dihet se çfarë planesh investimi ka Ma, por nëse futet në Shqipërin do të kemi zhvillim dhe punësim.

Në lidhje me këtë vizitë ka shkruar edhe analisti dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu

Nga Blendi Fevziu-

Jack Ma, miliarderi i njohur kinez dhe themeluesi i kompanise së njohur “Ali Baba”, ka vizituar Tiranën. I shoqeruar nga një tjeter miliarder kinez dhe stafi i tij ai ka ndaluar në Sofie, Shkup dhe pas Tiranës, në Beograd.

Miliarderi Ma ka vizituar Muzeun Historik Kombetar, Bunkart dhe thuajse të gjitha atraksionet e hapura në Tiranë përfshi Pazarin e Ri dhe tregun e frutave. Shoqeruesit shqiptare të tij thonë që ai u largua i surprizuar dhe premtoi një tjetër rikthim në Tiranë. Vizita e tij me sa kuptohet ka qenë thjeshtë private dhe turistike. Sipas mediave Ma ka pasur probleme me Partinë Komuniste të Kinës pas disa kritikave në lidhje me politikat financiare. Në fillim u fol se ai ishte zhdukur, por Ma u shfaq në Ballkan këtë javë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME