Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBletërritësi Ferdinant Muskaj: Kam 500 koshere, përdorni qumështin e bletës për një...

Bletërritësi Ferdinant Muskaj: Kam 500 koshere, përdorni qumështin e bletës për një shëndet të mirë.

Fier – Ferdinand Muskaj, bletërritës tregoi se një kilogramë mjaltë i mirë shitet me një çmim prej 20 mijë lekësh të vjetra.

Bletërritësi nga Fieri që ka 500 koshere blerte rekomandoi përdorimin e qumështit të bletës i quajtur ndryshe qumështi mbretëror, i cili për shkak të enzimave të fuqishme ka veti shëruese për një sërë sëmundjesh.

“1 kg mjaltë sot tregtohet 2 mijë lekë të reja, ka të tjerë që tregtojnë mjaltë të falsifikuar me çmime qesharake, që nuk ja vlen. Unë do t’u thosha të gjithëve atyre që na shikojnë të përdorin qumështin e bletës. Qumështi i bletës ka vlera shumë të mëdha te njerëzit që kanë probleme të ndryshme, ka një fuqi të jashtëzakonshme për fëmijët e vegjël, për njerëz më probleme të stresit, astmës, që bëjnë kimioterapi. Një mbretëreshë rron deri në tre vjet se ushqehet me këtë qumësht mbretëror që ka enzima të fuqishme. Një cc qumësht blete kushton 500 lekë të reja”, tha bletërritësi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME