Bojkot në Gjykatën e Fierit, administrata pezullon punën – zhvillohen vetëm seancat urgjente

FIER – Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është përfshirë këtë mëngjes nga bojkoti i punës nga ana e sekretariatit dhe administratës gjyqësore.
Sipas burimeve, punonjësit kanë pezulluar shërbimet administrative, ndërsa në vijim pritet të zhvillohen vetëm seancat gjyqësore që konsiderohen me karakter urgjent.
Situata vjen në një kohë kur administrata e gjyqësorit në vend ka shprehur shqetësime lidhur me problematikat e krijuara në sistemin e drejtësisë, përfshirë çështjen e pagave. Edhe në Gjykatën e Tiranës administrata dhe sekretarët gjyqësorë kanë nisur bojkotin e shërbimeve për shkak të problematikës së pagave.
Qytetarët predin shërbime ndërsa avokati Jurid Sharka nga Lushnja thotë se është një bojkot i pa organizuar.


Për momentin, në Gjykatën e Fierit vijon puna vetëm për çështjet që kanë natyrë urgjente, ndërsa shërbimet e tjera administrative janë të pezulluara.
Gjykata Fier
Gjatë ditës së sotme, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sekretaret gjyqësore dhe punonjësit e administratës gjyqësore kanë bojkotuar punën, lidhur me situatën e krijuar për shkak të moskalimit të pagave të administratës gjyqësore për muajin gusht 2026.
Çështjet me karakter urgjent do të zhvillohen, në përputhje me parashikimet ligjore.
Për momentin, nuk ka një vendim apo informacion të përcaktuar lidhur me afatin e bojkotit.
Informacioni i mësipërm i referohet ditës së sotme.










