AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarret u shuan, dëmet mbetën pas, 13 objekte të djegur e të dëmtuar, dëmet në ullishta drejt verifikimit.

Fier – Pas zjarrit që përfshiu zonën nga Radostina në Frakull, kanë përfunduar verifikimet paraprake për dëmet e shkaktuara në objekte dhe në sipërfaqet bujqësore ku numuri i tyre është 13.

Sipas të dhënave të evidentuara nga grupet e verifikimit, janë dëmtuar 12 objekte, një banesë, ndërsa pjesa tjetër janë objekte të pabanuara dhe kasolle të ndodhura pranë sipërfaqeve të mbjella me ullinj.

Nënkryetari i Bashkisë Fier, Nustret Abdulaj, thotë se personat që kanë deklaruar dëme duhet tashmë të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të vijuar procedurat, përfshirë lejet e legalizimit apo certifikatat e pronësisë.

Nënkryebashkiaku Nustret Avdullai

Ndërkohë, një tjetër komision i ngritur nga Drejtoria e Bujqësisë, Bashkia dhe Ministria po vijon verifikimin e dëmeve në tokat e mbjella me ullinj.

Procesi paraqet vështirësi për shkak të dokumentacionit të pronësisë dhe përdorimit të tokës. Një nga problematikat e evidentuara është rasti kur një fermer ka deklaruar një sipërfaqe toke, ndërsa në terren rezulton se ka të mbjella në një sipërfaqe më të madhe, të marrë me marrëveshje nga një tjetër person.

Në këto raste, fermerët duhet të paraqesin dokumente që provojnë të drejtën e përdorimit të tokës, si certifikatë pronësie, vërtetim apo kontratë qiraje/marrëveshje.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë Fier, këto problematika do ta zgjasin procesin e verifikimit të dëmeve, veçanërisht për sipërfaqet bujqësore të prekura nga zjarri./ALB365/Xhemil Beharaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button