Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBroja debuton me skuadrën e re, nis aventura e sulmuesit shqiptar me...

Broja debuton me skuadrën e re, nis aventura e sulmuesit shqiptar me Fulham

Armando Broja debuton me Fulham. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 74-të, në ndeshjen e transfertën ndaj Burnleyt. Sulmuesi 22-vjeçar u afrua nga Chelsea para dy ditësh, në formë huazimi. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij me skuadrën e drejtuar nga Marco Silva, me trajnerin portugez që ishte i pari që insistoi për prurjen e tij.

Pozitiv është fakti se sa herë është huazuar në ekipe të ndryshme, Broja ka bërë mirë. Ylli kuqezi realizoi dhjetë gola për Vitessen, ndërsa gjashtë gola për Southampton.

Këtë herë, lojtari ka një arsye më shumë për të dhënë maksimumin. Europiani nuk është larg dhe futbollisti kërkon të jetë sa më në formë të jetë e mundur, në mënyrë që të bindë trajnerin e Kombëtares, Sylvinho për ftesën në një kompeticion kaq madhor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME