
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë dalë dhe nëpër rrugët e Fierit për të festuar fitoren ndaj Serbisë.
Me bori e flamuj të kuq që valëviteshin nëpër makina, timgujt e këngës së Shkurte Fejzaj Mora fjalë, gëzimi është i madh pasi Shqipëria ia doli të mundë Serbinë në fushën e vet. Kombëtarja shqiptare mposhti Serbinë në Leskovc me rezultatin 1:0, për hapin e madh drejt plejofit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.








