Protesta e naftëtarëve/ Nëse nuk ka marrëveshje nism grevë urie dhe ndalim pusesh (video)

Fier – Për të dytën ditë Sindikata e Naftëtarëve Sektorit Hidrikarbur ka protestuar para zyrave qëndrore të terrenit Bankers në Marinzë.
Me pankarta në duar, punonjësit kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.
Ultimatumi i protestës së sotme ka qënë ulje në tavolinë për marrëveshje të re, ndryshe shkojmë në grevë urie dhe ndalim puset e naftës.
Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës
Sipas tyre, deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese dhe asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme, duke i shtyrë drejt grevës totale në rast se kërkesat nuk merren parasysh.
Protestuesit kanë theksuar se janë të vendosur për të ndalur punën derisa të arrihet një zgjidhje konkrete dhe një marrëveshje e re me punonjësit.
Aktualisht, pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën, ndërsa sindikata paralajmëron se greva mund të ashpërsohet në ditët në vijim.
Sipas naftëtarëve pjesmarrës në këtë protestë si dhe organizatorëve u thanë drejruesve të kompanisë që të zbatojnë kontratën kolektive të punës, të kenë paga që të nisin nga ajo minimale 1 mijë Eueo e lart, të kenë trajtim shëndetësor e ushqimor si kompanitë shtetërore që operojnë në këtë fushë naftënxjerrëse.
Naftëtarët kërkuan ulje në tryezë e të bien dakortë në një marrveshje të përbashkët pasi në rast të kundërt grevë, ndalim i punës së puseve dhe me pas futje në grevë urie.











