Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMECardi B zbulon dhuratën ekstravagante të Offset

Cardi B zbulon dhuratën ekstravagante të Offset

Cardi B zbuloi në një postim në Instagram të mërkurën se bashkëshorti i saj Offset mbushi shtëpinë e tyre me dekor ekstravagant rozë për nder të ditëlindjes së saj.

“Faleminderit shumë @offsetyrn … ti gjithmonë më suprizon,” shkroi ajo në mbishkrim. Postimi përfshinte një video në të cilën Cardi zbriste një shkallë të mbushur me qirinj të bardhë dhe petale trëndafili rozë. Petalet krijuan një shteg që të çonte në një dhomë që kishte shumë trëndafila, një tavan plot me balona që shkruanin “Gëzuar ditëlindjen”.

Në qendër të dhomës ishte një zemër e madhe me lule që kishte emrin e Cardi me germa të bardha. Videoja shfaqte reperen e “Up” duke xhiruar të gjithë dhomën teksa falenderonte bashkëshortin e saj për gjestin e ëmbël. “Uau! O Zot! Të dua,” tha ajo. “Faleminderit”.

Cardi dhe Offset janë të martuar që nga viti 2017 dhe janë prindër të vajzës 5-vjeçare Kulture Kiari dhe djalit 2-vjeçar Wave Set. Ai është gjithashtu baba i djemve Jordan, 13, dhe Kody, 8, dhe vajzës Kalea Marie, 8, nga marrëdhëniet e mëparshme. Offset foli për familjen e tij në një intervistë të vitit 2022 me Essence.

“Është një bekim të jesh në gjendje t’i kesh të gjithë bashkë dhe të kesh një grua që është e hapur dhe i trajton ata sikur të ishin fëmijët e saj,” tha ai. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME