Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËCelibashi paralajmëron mosregjistrimin e Berishës nga KQZ

Celibashi paralajmëron mosregjistrimin e Berishës nga KQZ

“Pavarësisht nga realiteti vendimarrja do të jetë sipas ligjit”. Kjo ka qenë pak a shumë përgjigja e Ilirijan Celibashit lidhur me pyetjet e shumta se kë do të njohë si trashigimtar të siglës dhe vulës së PD-së, grupimin e Berishës apo atë të Alibeajt.

“Vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin dhe pse këto realitete ekzistojnë dhe perceptohen dhe tek unë në një mënyrë apo në një tjetër por në fund vendimmarrja do jetë në përputhje me parashikimin që bën ligji” tha kreu i KQZ gjatë një konference për shtyp. Ndonëse ai theksoi se nëse do e bënte një vendimmarrje tej parashikimit të ligjit do të thotë që ishte do bazohej o në interes o në presion apo ku di unë”, qëndrimi i Celibashit mund të interpretohet lehtësisht.

Nga njëra anë është realiteti, që e di ai dhe të gjithë, pra se grupimi i Berishës është shumicë dërrmuese në PD, por se pushteti po krijon vështirësi juridike për ta njohohur atë si të tillë. Pra Celibashi si kryekomisioner mund të marrë edhe një vendin që nuk përputhet me realitetin dhe faktet në terren. Pavarësisht nga kjo përgjigje që ‘tradhëtonte’ bindjen e tij të brendëshme, për ti hequr opozitës reale të vendit të drejtën e përfaqësimit normal në zgjedhje, kryekomisioneri i KQZ garantoi se në vendimmarrjen e tij do merrte parasysh edhe vendimin e gjykatës së Tiranës, që njihte PD e rithemeluar edhe precedentin e regjistrimit të Bindjes Demokratike të Astrit Patozit e cila u regjistrua në zgjedhjet e fundit lokale ende pa u çertifikuar nga gjykata.

Për të shtuar edhe më tej misterin e ndoshta vendimit më të rëndësishëm në jetën e tij për ti mohuar ose jo opozitës reale të vendin pjesmarrjen në zgjedhje i pari i KQZ tha: “Pak a shumë e mendoj si mund të jetë zgjidhja por kam kohë për ta vendosur kur të jetë kërkesa”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME