Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETCeremonia e Ujit të bekuar në Fier, kryqi kapet nga  Angjelo Davidhi...

Ceremonia e Ujit të bekuar në Fier, kryqi kapet nga  Angjelo Davidhi 15 vjeçar (vidio)

Ceremonia e Ujit të bekuar në Fier.  

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë 6 janar ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni filloj me një meshë dhe më pas vargu i gjatë i besimtareve iu drejtua shatërvanit në sheshin “Europa”, ku çdo vit bëhet hedhja e kryqit në ujë.

Dy  të rinj u hodhën sipas zakonit në ujë për të marrë kryqin, në një të premte me diell në Fier.

Ishte Angjelo Davidhi 15 vjeç, ai që nxori kryqin nga uji, për të disa vite me  radhë . I riu ia ka dorëzuar kryqin metropolitit të Apolonisë dhe Fierit, At Nikolla, duke marrë bekimin e tij.

Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë i parapriu mesha në kishën e Shën Gjergjit, aty ku qindra besimtarë morën në shtëpi edhe ujin e bekuar, duke e ruajtur atë deri vitin e ardhshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME