Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTakimi me kreun e ri të SPAK-ut, Yuri Kim: Arrestime në nivele...

Takimi me kreun e ri të SPAK-ut, Yuri Kim: Arrestime në nivele të larta!

Vitin 2023 ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e nisi në SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun e ri të kësj strukture, me Altin Dumanin.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, vihet theksi se askush nuk është mbi ligjin. ”SHBA do të mbështesi plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore”,-shkruhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Postimi i plotë 

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për ta uruar atë për postin e tij të ri drejtues. Ajo ritheksoi që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e reformës në drejtësi, një kërkesë për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në këtë drejtim dhe për të çuar përpara jetësimin e faktit që Presidenti Biden e ka identifikuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do të mbështesim plotësisht prokurorët dhe hetuesit e SPAK teksa ndërtojnë mbi sukseset e deritanishme dhe intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore. Askush nuk është mbi ligjin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME