Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREChampions League/ PSG dhe Dortmundi çojnë “në shtëpi” Barcelonën dhe Atletico...

Champions League/ PSG dhe Dortmundi çojnë “në shtëpi” Barcelonën dhe Atletico Madridin

PSG dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste në Champions League për sezonin 2023-2024. Skuadra parisiene përmbysi gjithçka në duelin e kthimit në Spanjë duke marrë një fitore 4-1.

Raphinha zhbllokoi sfidën që në minutën e 12-të, por në të 29-të, Araujo doli nga fusha me karton të kuq. PSG përfitoi nga avantazhi numerik duke barazuar fillimisht me Dembele. Në pjesën e dytë, Vitinha dhe Kylian Mbappe me dopietë përmbysën gjithçka duke i dhënë kualifikimin PSG.

Dortmundi fitoi 4-2 sfidën e kthimit në “Signal Iduna Park” kundër Atletico Madrid. Brandt dhe Maatsen shënuan fillimisht për vendasit, ndërkohë që Hummels me autogol dhe Correa barazuan shifrat. Më pas Fullkrug dhe Sabitzer realizuan dy gola për të siguruar kalimin në gjysmëfinale

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME