Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE”Dua të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të lërë shtëpinë...

”Dua të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të lërë shtëpinë e Big Brother

Jetmiri ka kërkuar të lërë shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” pasi pretendon se po i bëhen padrejtësi.

Jetmiri: A mund të dal nga dera e kuqe?

Ledjoni: Ti erdhe në program një muaj më parë, dhe në fillim para se të hyje ke thënë që do me shembullin tënd të ndryshosh programin.

Arbëri: Dhe ti del lakuriq.

Ledjoni: E marrim të mirëqenë se Jetmiri është koherent.

Arbëri: Edhe edukativ, edhe lakuriq.

Ledjoni: Hyre në program se nuk do doje të ishte ky program që është dhe i ke thënë Orit do ta fitoj këtë program me modelin tim. Sot shoh një njëri të dobësuar që shehs se nuk e fiton dot programin në mënyrën tënde thotë do dal nga dera e kuqe.

Jetmiri: Nuk është kështu.

Egla: Po ik ore burr, ik.

Jetmiri: Mendja ime mendon se po më bëhen padrejtësi, nuk do doja ta shtjelloja tani. Nëse do bëj betejë me ju, nuk e di nëse e fitoj. Ka mospërputhje të mëdha mes asaj që ndodh dhe asaj që shfaqet. Në momentin që unë dëmtohem, në momentin kur kërkoj ndimë të specializuar dhe më kthehet kundër kjo gjë, do të thotë që njeriu ka një problem. Nëse unë kam problem me veten, do të thotë se nuk mund të shkel me veten. Nuk kam parë një klip me dërrmimet sharjet etiketimet që më bëhen mua. Nuk shoh veten time aty të reflektohet aty, kam të drejtën e botës të krijoj në mendjen time…Kjo nuk është një ndjesi e imja. Unë nuk po shoh standartin dhe kam dyshimet e mia, sa, si dhe pse ju e dini më mirë si ndahet kamera, si ndahet vëmendja.

Ledjoni: Ajo që po tregojmë sot, ne heqim do të kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam. Nëse ti e di që je i fortë jashtë, që njerëzit të mbështesin dhe të duan, ku është problemi.

Jetmiri: E vetmja formë që kam është të apeloj te juve në standard. Jam duke qëndruar qëndrime tuajat.

Arbëri: Mirë e ka ky, se kur doli lakuriq ky, duhet ta nxjerrim këtu.

Jetmiri: Unë i pranova ato që mu thanë.

Ledjoni: Eglës iu tha që është personi me fjalorin më të rëndë të tre edicioneve, a është qëndrim ky.

Jetmiri: Është qëndrim, por nuk zgjidh hallin tim . Po kërkoj të vendosni një standard.

Ledjoni: Standardi është t’i tregosh publikut, japim klipe dhe kërkojmë sqarime me ju. Krahasimin e bën publiku.

Jetmiri: Jetmiri reagon, kam katër netë që përpiqem të fle, ajo gota ishte për të mos u çjerrë.

Ledjoni: Qëndrimi yt për tu larguar, më duket frikacakëri, jo burrëri. Sepse një njeri që i futet një gjëje në mes të rrugës për ta ndryshuar atë gjënë, nuk mund ta lërë në mes sepse gjërat nuk i shkojnë siç do ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME